SYRI TV/ Balla ministër, Berisha: Rendi në duart e bandave

16:06, 10/07/2023
A+ Aa A-

Për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se është një akt që e çon rendin dhe sigurinë në duart e bandave kriminale. Nga selia blu, Berisha akuzoi Ballën për lidhjet me krimin e organizuar si dhe implikimet në ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në Elbasan. Gjatë denoncimit të tij, Berisha theksoi se Taulant Balla ka ndërhyr për të liruar nga qelia edhe djalin e ish deputetit Rrahman Rraja.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, si një akt që dorëzon rendin dhe sigurinë në vend në duart e krimit. Në daljen për mediat, Berisha akuzoi Taulant Ballën për lidhjet e tij me krimin e organizuar, si dhe shtoi se gjatë drejtimit të qarkut të Elbasanit deputeti socialist është përshirë në ngjarjet më të rënda kriminale.

Berisha denoncoi edhe ndërhyrjet e Taulant Ballës në komisariatin e Krujës ku disa vite më parë liroi djalin e ish deputeti socialist Rrahman Rraja.

Lideri i opozitës u shpreh se Taulant Balla është i implikuar sëbashku me Lulzim Bashën në afër e Toyota Yaris, si dhe shtoi se me  këtë emërim Edi Rama po e kthen Shqipërinë në parajsën e trafiqeve dhe larjes së parave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco