SYRI TV/ Këshilli për mandatet mblidhet në 11 korrik, do shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ahmetaj

16:03, 10/07/2023
A+ Aa A-

Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin do të mblidhet të martën në orën 16:00 për të diskutuar, kërkesen e SPAK, që kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Me kërkesë të SPAK, mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

SYRI TV

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet do të mblidhet të martën në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK, për dhënie autorizimi për arrestimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banësës së tij. Me kërkesë të  struktures së posaccme anti korrupsion, mbledhja e cila ka në rend ditë këtë kerkesë, do të bëhet me dyer të  mbyllura, ku SPAK do të japë argumnetet mbi bazën e dosjes voluminoze në ngarkim të  ish deputetit socialist Arben Ahmetaj, i cili ende nuk ka bërë me dije, nëse do të  jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit të mandateve, apo do të paraqitet nga avokati i tij.

Siç e parashikon rregulloja e Kuvendit, Ahmetaj ka të drejtë të paraqesëme shkrim ose me gojë shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqesohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën e SPAK. Brenda dy javëve, Këshilli për Mandatet duhet të hartojë një raport, ku rekomandon rrëzimin ose miratimin e kërkesës, dhe raporti votohet në seancë plenare.  Më herët opozita kërkoi që mbledhja e Këshillit të Mandateve të behet pasdites e së hënës.

Socialistët nuk pritet të bëjnë rezistencë ndaj kërkesës së SPAK duke i hapur rrugë arrestimit të Ahmetaj, ndërsa Edi Rama, pak orë, pasi I kishte dërguar porosinë grupit të tij parlamentar, se Partia Socialiste nuk do bëhet mburojë e askujt, doli i buzëqeshur nga vila 30, ndërsa prangat e drejtësisë po bëhen gati, për ish krahun e tij, të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco