SYRI TV/ Nismat e PS për ish sigurimsat tek ‘Ligjet’, PD: Në shkelje të shtetit të së drejtës!

15:15, 10/07/2023
A+ Aa A-

Në Komisionin e  Ligjeve, u diskutuan dy propozimiet e PS për të ndërhyrë në ligjin për partitë politike dhe atë të dekriminalizimit, që funnksionarët me të shkuar komuniste të mos garojnë në poste politike. Për Partinë Demokratike projetligji i socialistëve synon varrosjen e ligjit të dekriminalizimit. Deputeti Oerd Bylykbashi, deklaroi se propozimi i PD për ligjin e lustracionin, garanton identifikimin dhe shkarkimin nga funksioni  të spiunëve të ish-sigurimit.

SYRI TV

Pastërtia e figurës së personave që zgjidhen ose ushtrojnë funksione publike, shkaktoi debate në Komsisionin e Ligjeve ku u dikutuan dy propozimet e PS-së për të ndërhyrë në ligjin për partitë politike dhe atë të dekriminalizimit, në mënyrë që të gjithë funksionarët me të shkuar komuniste të mos jenë deputetë, kryetarë të pative politike apo të mbajnë poste të larta politike.

Por për Partinë Demokatike projektligjet e socialistëve janë kundër shtetit të së drejtës, dhe synojnë  cënimin e ligjit të dekriminalizimit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, deklaroi se propozimi i PD, për ligjin e lustracionin, i cili është tërësisht i dedikuar ndaj identifikimit dhe dënimit të personave me të  shkuar në komunizëm, është  e vetmja zgjidhje që mund të sigurojë pastrërtinë e figurës së politikanëve.

Për dy projektligjet e PS, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, i ka dërguar një letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias. Sipas Hofmann ky komision duhet të sigurojë që nismat aktuale ligjore te jenë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga Komisioni i Venecias dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco