SYRI TV/ PD denoncon farsën elektorale në Kuçovë dhe Berat, publikon prova për manipulimin e zgjedhjeve

13:48, 10/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar prova për manipulimin e procesit zgjedhor të 14 majit nga ana e mazhorancës socialiste në bashkinë e Kuçovës dhe të Beratit. Nga selia blu, Lefter Maliqi, i cili kandidoi për koalicionin “Bashkë fitojmë” denoncoi shkeljet ligjore të kryera gjatë fushatës si dhe më 14 maj nga Policia e Shtetit dhe zyrtarët socialistë. Zija Ismaili, i cili kandidoi në Berat nga radhët e opozitës u shpreh se makineria e pushtetit tjetërsoi vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. 

Nga SYRI TV

Pas publikimit të provave për farsën elektorale në bashkinë e Kamzës dhe Vorës, këtë fillim javë Partia Demokratike ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit nga ana e mazhorancës socialiste në Kuçovë dhe Berat.

Nga selia blu,  Lefter Maliqi, i cili kandidoi për koalicionin “Bashkë fitojmë”, renditi shkeljet ligjore të kryera gjatë fushatës elektorale si dhe ditën e zgjedhjeve nga ana e Policisë së Shtetit dhe e zyrtarëve socialistë.

Përfaqësuesit  e opozitës publikuan dëshmi të qytetarëve të cilët kanë denoncuar asfaltin elektoral.

Edhe në bashkinë e Beratit, sipas Zija Ismailit, i cili kandidoi nga radhët e opozitës Partia Socialiste ka përdorur makinerinë e pushtetit duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

Gjatë konferencës për mediet, përfaqësuesit e selisë blu denoncuan faktin se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të respektojnë ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco