‘Drejtësi me regji’/ Paloka: Ahmetaj nuk ka pranuar kompromisin e Ramës, prandaj do kalbet në burg

‘Drejtësi me regji’/ Paloka: Ahmetaj nuk ka pranuar kompromisin e Ramës, prandaj do kalbet në burg

13:50, 10/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zë/kryeministrit Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se ndryshe nga ish-ministrat e tjerë të arrestuar të cilët ja hodhën me nga një akuzë për shpërdorim detyre, akuzat për Ahmetajn janë mjaft të rënda aq sa për ta kalbur në burg, pasi nuk ka pranuar kompromisin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe në këtë rast, sipas Palojës kemi të bëjmë si në çdo rast tjetër me “drejtësi” që funksionon me regji të Ramës si dhe kur i duhet atij.

Postimi i plotë:

Nuk arrij ta lexoj plotesisht ate qe do ndodhe me Ahmetajn ! Fakt eshte qe ndryshe nga ish-ministrat e tjere  te cilet “ja hodhen” me nga nje akuze per shperdorim detyre, akuzat per Ahmetajn jane mjaft te renda , aq sa per ta kalbur ne burg . Edhe poshtrimi qe i beri Rama ne media pas kontrollit qe u ushtrua tek partnerja e tij, tregoi se mardhenia e tyre ishte e tensionuar. Duket sikur Ahmetaj nuk e ka pranuar kompromisin qe Rama ju ka ofruar te tjereve pra nje akuze te lehte dhe disa muaj burg ne kembim te heshtjes se tyre.

Nuk ka idiot ne kete toke qe nuk e di se asnjeri prej ish-ministrave te Rames nuk ka vepruar te pakten pa bekimin e Rames. A mund te besoje kush se kanabizimi i vendit u be prej Tahirit pa e ditur Rama ?!

Po per inceneratoret; mbledhja e firmave te gjithe ministrave dhe kryerja brenda pak oreve e procedurave qe normalisht  kerkojne muaj te tere  qe te kryhen, u be pa bekimin e Rames ?! Ahmetaj dhe Koka kishin aq fuqi sa te vendosnin pa Ramen per qindramilione euro ?! E ne se do  supozonim per nje moment se ishte keshtu, pse e mbrojti e vazhdon ta mbroje Rama aferen e inceneratoreve ? Pse Veliaj qe eshte edhe me i zhytur ne kete afere eshte lene teresisht i paprekur ?

Ja pra qe kemi te bejme si ne cdo rast tjeter me “drejtesi” qe funksionon me regji te Rames si dhe kur i duhet atij?

I vetmi detaj qe duket ndryshe ne kete rast, jane sjellja dhe akuzat e renda ndaj Ahmetajt. Ne se Ahmetaj nuk e ka pranuar kompromisin, qe te bej burg per Ramen, kjo do te qartesohet se shpejti besoj. Ne fakt nuk ka asnje shanc per te , pervecse te bej te penduarin e drejtesise . Ndryshe do shohim te njejtin skenar te perseritur; nje tjeter limon i shtrydhur qe hidhet ne kosh dhe Rama qe ferkon duart dhe tall menderen nga pas!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco