Në vetëm 2 ditë, Basha 2 shërbime për Ramën

Në vetëm 2 ditë, Basha 2 shërbime për Ramën

13:30, 10/07/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha reagoi i fundit për ngjarjen e rëndë të Fushë-Krujës edhe kur reagoi nuk guxoi të thotë asnjë fjalë për Taulant Ballën.

E kundërta ka ndodhur me lajmin për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

‘Çuditërisht’ Lulzim Basha reagoi i pari.

“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke u shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste”, thotë Basha.

Terminologji sikur të ishte ministër i qeverisë Rama.

Dhe ky reagim flakë për flakë nuk është rastësor, nuk është reagim idiot nga ato që bën Basha çdoherë.

Është reagim njëqind përqind në shërbim të axhendës së Edi Ramës, i cili për të sfumuar ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë, për të larguar vëmendjen nga ministir i ri, Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me bandat, i serviri sot publikut lajmin e arrestimit të Arben Ahmetajt.

Është e qartë për cilindo që ka sy e veshë shërbimi special që Lulzim Basha i bën Edi Ramës sa herë ai ia kërkon.

Pra, në vetëm dy ditë, Basha i ka shërbyer publikisht Ramës me reagimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco