Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

SYRI TV/ Djali dhe vëllai i tij rrahën brutalisht 2 qytetarë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin në Kuvend

12:48, 10/07/2023
A+ Aa A-

Rrahman Rraja dorëzoi këtë të hënë në Kuvend zyrtarisht dorëheqjen nga posti i deputetit. Vendimi I tij vjen pas ngjarjes së rëndë në fushëkrujë ku anëtarët e fisit Rraja u filmuan duke dhunuar brutalisht qytetarët. Vendin e Rrajës në parlament, pritet ta zërë Arkend Balla.

SYRI TV

Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.  Të shtunëm deputeti socialist njoftoi  dorëhqejqjen pas  ngjarjes së rëndë në Fushë Krujë, ku anëtarët e fisit Rraja, mes tyre vëllai dhe djali i Rrahmanit, rrahën btutalisht qytetarët që u ankuan për biznesin e gurores në pronësi të tyre, që u rrezikonte shtëpitë. 

Në postimin e tij në facebook, Rraja shkruante se ndihej I turpëruar si prind, ndërsa I bëri thrrje djalit të tij të dorëzohej në polici. Sherri për guroren  nuk është skandali i vetëm që ka përfshirë Rrajat. Në 2018, një tjterë skandal shpërtheu në media, me protagonist sërish djalin e deputetit të PS, Rexhep Raja I cili kishte dhunar dhe përndjekur një vajzë të re.

Por asokohe, Rraja nën mbrojtjen politike të Edi Ramës, nuk e pa të arsyeshme lënien e mandatit, teksa deklaronte se nuk do të bëhej prokuror I djalit. Për njarjen e rëndë në Borizanë, u shkarkua nga detyra edhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

Ndërkohë pas lënies së mandatit, vendin e Rrahman Rrajës në parlament , pritet ta zërë Arkend Balla, i cili renditej i 12 në zgjedhjet e fundit parlamentare të PS. Ky është ndryshimi i dytë në listën e Durrësit në rradhët e socialistëve, pasi më herët pas arrestimit të ish ministrit Lefter Koka për aferën me djegësat, mandatin e tij e mori Denis Deliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco