‘Gurët e Krujës ranë në Tiranë’/ Skandali me emërimin e Ballës dhe prangat e komanduara për Ahmetajn

‘Gurët e Krujës ranë në Tiranë’/ Skandali me emërimin e Ballës dhe prangat e komanduara për Ahmetajn

12:44, 10/07/2023
A+ Aa A-

“Gurorja shpërtheu në Krujë, gurët ranë në Tiranë!”

Kështu shkruan gazetari Lutfi Dervishi, duke iu referuar zhvillimeve të bujshme që nisën me dhunën barbare të bandës së Rrajës dhe vazhduan edhe këtë të hënë me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës.

Skandali i dhunës në Fushë-Krujë zemëroi ndjeshëm opinionin publik. Por kur u duk se Edi Rama po e adresonte këtë zemërim, ai vendosi në krye të Ministrisë së Brendshme pikërisht kryeshefin e Rrajave, Taulant Ballën. Në kohën kur zemërimi në media dhe rrjetet sociale ndaj emërimit të Ballës po rritej, erdhi raportimi për kërkesën e arrestimit të Arben Ahmetajt, e cila kishte ditë që ishte dërguar, por u desh të publikohej tani.

Prangat e komanduara për Ahmetajn

Mesa duket edhe me Arben Ahmetajn do të vijojë historia, e atyre që përfundojnë në burg, pasi i lëshon Edi Rama, shkruan Lapsi.al. Njësoj si me Saimir Tahirin e shkarkuar, me Lefter Kokën që e detyruan të dorëzojë mandatin e porsafituar, apo me Vangjush Dakon e mënjanuar, edhe ish-zv/kryeministrin e presin prangat, pasi shefi i tij e shkarkoi nga detyra, madje deklaroi publikisht se “po të isha unë prokuror, do të përfundonte keq”.

Pak muaj më parë disa media pranë qeverisë, që patën si lokomotivë të tyre Top Channel, filluan një fushatë nxjerrjeje faktesh dhe akuzash kundër ish-zv/kryeministrit. Nisur nga prezumimi se ato nuk bëjnë asgjë pa lejen e zyrës së shtypit të kryeministrisë, u ngrit dyshimi se Ahmetaj po goditej drejtpërdrejt nga Rama i cili sapo e pati shkarkuar.

Një version në formë thashethemnaje qarkullonte prej kohësh në qarqet më të larta të Rilindjes, sipas të cilës Ahmetaj, pas prishjeve të pazareve mes tyre, kishte tradhtuar shokët dhe i kishte servirur opozitës materialet korruptive të dosjes së inceneratorëve. Edhe sulmet ndaj tij komentoheshin si të sponsorizuara nga bosët e inceneratorëve që janë shpallur në kërkim, por ende vazhdojnë të përfitojnë paratë e buxhetin përmes financimit të inceneratorit të Tiranës. Këto dyshime përputheshin edhe me degradimin që i bëri kryeministri Rama gjë që gati legjitimoi burgosjen e tij.

Si po e fshehin mediat e qeverisë emrin e Ballës

Në ditën kur do të diskutohej për emrin e Taulant Ballës në grupin parlamentar të PS, çështja e Ahmetajt eklipsoi gjithçka.

Por edhe gjatë skandalit të dhunës së Rrajave, mediat e qeverisë u kujdesën që të eklipsojnë sa më shumë emrin e Taulant Ballës, personazhit kryesor të aferave të bandës kriminale me pushtet të Rrajave. Nëse u hidhje një sy mediave të qeverisë, të krijohej ideja se sapo kanë zbuluar se një bandë kriminale po terrorizon zonën e Krujës. Por qëllimi nuk ishte për t'iu bashkuar zemërimit të opinionit publik, por për të treguar se udhëheqja nuk e dinte dhe tani pritet të marrë masa.

Si në çdo diktaturë, duhet treguar se vetëm AI nuk e di se çfarë ndodh. Në fakt, banda e Rrajave është ngritur, rritur dhe fuqizuar gjatë kësaj dekade në pushtet të Edi Ramës. Ata kanë kryer krimet më monstruoze në vend me lejen dhe me dijeninë e pushtetit, pasi Ramës i duhen për votat dhe jo vetëm.

Kulmi arriti kur mediat e Ramës, ku spikat fletushka e Mero Bazes, publikuan të gjitha krimet e bandës Rraja, ashtu siç i kishte rrëfyer oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, duke nisur nga dhuna mbi Xhisiela Malokun e deri te kërcënimi ndaj drejtorit të policisë vendore.

Vetëm me dy dallime të forta në funksion të propagandës. E para, në atë kohë këto media ishin në sinkron me Ramën, i cili e quante Nuhun një horr, dhe kërcënonte se do e ndiqte këmba, këmbës. E dyta, në atë kohë Nuhu përmendi Taulant Ballën si kryebandit të bandës së Rrajave. Kjo provokoi akoma më shumë mediat qeveritare që mbrojnë Ballën.

Këtë herë, edhe pse pranuan çdo gjë që kishte thënë Nuhu, fshinë emrin e Ballës kudo. Në atë kohë, Balla deklaronte se Nuhu ishte paguar 10 mijë euro për të njollosur bandën e nderuar të Rrajave. Qëllimi i mediave të Ramës ishte të mbulonin atë që po përflitej se ministri i familjes Bled Çuçi ishte shkarkuar në ajër si ministër i Brendshëm dhe në vendin e tij do vinte pikërisht kumbari i Rrajave, Taulant Balla.

Duhej krijuar ideja se Rama ishte revoltuar me Rrajat, kur në fakt po gradonte shefin e tyre. Një farsë skandaloze me qëllime tronditëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco