‘Më arrestuan se donin Himarën’/ Beleri flet nga burgu: Ishte e përcaktuar për të më eliminuar

‘Më arrestuan se donin Himarën’/ Beleri flet nga burgu: Ishte e përcaktuar për të më eliminuar

18:49, 09/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka folur për mediat greke teksa ndodhet ende në ambientet e paraburgimit.

Sipas tij e gjithë situata ka qenë e stisur me qëllim për të mos e lejuar Belerin të drejtonte këtë bashki. Madje ai shprehet se akuza është e mbushur me falsifikime.

Kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri në një interviste për mediat greke nga qelitë e burgut ku qëndron e ka quajtur komplot arrestimin e tij

Po përmbyllej afati që regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

Për median greke “Kathimerini” ka deklaruar edhe njëherë pafajësinë, teksa autoritetet shqiptare e akuzojnë për blerje të votave. Sipas Belerit akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe falsifikime.

“Rreth 15 ditë para zgjedhjeve ishte e qartë nga klima politike që unë po fitoja. Në sondazhe më shumë se 3 nga 10 votues të Ramës dhe 4 në 10 votues me origjinë shqiptare votonin për mua dhe jo për kryebashkiakun e zgjedhur prej tij, me mandat dymbëdhjetëvjeçar, në largim. Në 7 ditët e fundit, vetë Rama nisi një sulm vulgar ndaj meje, me ofendime dhe karakterizime të padëgjuara në diskursin publik, ndërkohë që mediat nxisnin devijime kundër minoritetit grek.”

Teksa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e kryeministrit grek u kërkoi qytetarëve të kenë durim me shpresën se sipas tij e drejta do të dalë fitimtare.

Ndërkohë ka reaguar edhe njëherë ministri i jashtëm i Greqisë përmes fjalës së tij në parlament ku është shprehur se Greqia do të bëjë gjithçka të jetë e nevojshme që Fredi Belerit ti rikthehet liria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco