Pse Lulzim Basha nuk guxoi t'i përmendë emrin Taulant Ballës

Pse Lulzim Basha nuk guxoi t'i përmendë emrin Taulant Ballës

18:39, 09/07/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha heshti shumë gjatë për ngjarjen e rëndë në Fushë Krujë, ku banda e Rrajave dhunoi në mënyrë barbare eksponentët të lartë të Partisë Demokratike të zonës.

Edhe kur foli, foli si memec, nuk guxoi të përmendë emrin e Taulant Ballës përveçse për hir të përmendjes së rrokadës.

Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe sepse e kanë parë të gjithë shqiptarët që Taulant Balla është caktuar patronazhist i Lulzim Bashës nga Edi Rama dhe e ka atë nën kontroll gjithë kohën.

Bashkëpunimi për zgjatjen e afateve të Vettingut, votimi i ligjeve në parlament sa herë mazhorancës i është nevojitur, mbajtja peng e simboleve të Partisë Demokratike janë disa nga bashkëpunimet e tyre që tregojnë pengmarrjen e Lulzim Bashës.

Të dy janë nën hetim për 3.4 mln eurot e Toyota Yaris që u kapën në Portin e Durrësit.

Implikimi i tyre në aferën “Toyota Yaris” është një nga çështjet që e mban Bashën të lidhur me Ballën si mishi me thoin. Çështje për të cilën Basha nuk ka guxuar kurrë të flasë më publikisht apo ta adresojë në organet e drejtësisë.

Fakti tjetër i ri i pengmarrjes është ngjarja e rëndë e Fushë Krujës.

Në reagimin e tij, me shumë vonesë, Lulzim Basha nuk ka guxuar t’i përmendë emrin Taulant Ballës dhe të rendisë lidhjet e tij me bandat e krimin.

Asnjë fjalë nuk ka thënë dot Lulzim Basha për patronazhistin e tij, i cili së fundi u emërua Ministër i Brendshëm nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco