Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

VIDEO SYRI TV/ Vazhdojnë pagesat e majme për Zoton, Veliaj firmos për 850 mijë euro pas zgjedhjeve

13:32, 09/07/2023
A+ Aa A-

Rreth 850 mijë euro pagoi bashkia e Tiranës për inceneratorin inekzistent të Klodian Zotos në Sharrë menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit. Në datën 14 dhe 16 qershor, Erion Veliaj ka firmosur transferimin e qindra mijëra euro për landfillin e sharrës, ku bashkia e kryeqytetit depoziton mbetjet urbane. Sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i shtetit, këto para janë transferuar për të paguar faturat e depozitimit të mbetjeve për muajin prill.

Nga SYRI TV

Një muaj pas zgjedhjeve të 14 majit, kryebashkiaku i Tiranës Eiron Veliaj ka firmosur transferimin e gati një milionë eurove në llogaritë bankare të kompanisë së inceneratorit. Konkretisht, në datën 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka kryer një pagesë prej 79 milionë lekësh në llogari të kompanisë ‘Integrated Energy BB SPV’. 

Sipas përshkrimit të faturës, pagesat janë kryer për depozitimin e mbetjeve urbane si dhe ndërtimin e landfillit dhe të inceneratorit të Tiranës, koncesion i dhënë nga qeveria për Klodian Zoton. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit të shtetit, fatura e majme e paguar nga bashkia e Tiranës në muajin qershor, i përket pikërisht muajit prill, që korrespondon me fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale.

Por, bashkia e Tiranë nuk është ndalur me kaq, pasi dy ditë pas datës 14 qershor, pikërisht në datën 16, ka kryer një tjetër pagesë për llogari të inceneratorit të Tiranës, këtë herë me vlerë rreth 5 milionë lekë të reja. edhe kjo faturë, ka të njëjtin subjekt, pagesa për depozitim të mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorit, që deri më tani nuk ekziston.

Siç shihet, vetëm në dy ditë, Erion Veliaj ka transferuar në total rreth 850 mijë euro në llogaritë e inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston, por vijon të djeg paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Deri më tani, në llogari të kompanisë së inceneratorit të Tiranës, janë kryer rreth 55 milionë euro transferta parash, të cilat janë paguar për një punë e cila nuk kryhet nga inceneratori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco