Bledi Çuçi si Rrahaman Rraja, falenderon Ramën për shkarkimin

Bledi Çuçi si Rrahaman Rraja, falenderon Ramën për shkarkimin

21:49, 08/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i shkarkuar, Bledi Çuçi, i cili u shkarkuar vetëm pak orë më pare nga kryeministri Rama, ka reaguar pas shkarkimit.

Ashtu si gjithë të tjerët, Rrahman Rraja mesditën e sotme, edhe Çuçi kujdeset të falenderojë Ramën.

Më poshtë reagimi i Çuçit:

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.

Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco