KAFE SHQETO/ Vuksani: U kërkua grurë, u prodhua, por s'po shitet

13:40, 07/07/2023
A+ Aa A-

Gjok Vuksani, shef i politikave bujqësore në Partinë Demokratike ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' ku ka diskutuar lidhur me dështimin e prodhimit të grurit si pasojë e rritjes së çmimit të kostove të prodhimit.

Vuksani është shprehur se fermerët po shpenzojnë shumë për prodhimet ndaj edhe kostot janë më të larta, e ndërsa çmimi vazhdon të ulet.

Pjesë nga deklarata e tij:

Gjok Vuksani: “Prodhimi i sivjetshëm i grurit ka qenë relativisht i mirë, dhe nuk po shitet edhe ai që po tregtohet jo, pra nuk po tërhiqet nga tregtaret dhe çmimi i shitjes së grurit është në shifra qesharake, po themi në shifra në lekë që të kuptohemi nga fermerët rreth 25 mijë lek kuintali/ 25 mijë lek 100 kilogram. Vjet ka qenë 40-45 mijë lekë kuintali ndërsa sivjet jemi me çmim jashtëzakonisht të ulët.

Flavio: Ndërkohë këta fermerë e kanë mbjellë me kosto pak më të larta se vjet?

Gjok Vuksani: "Absolutisht, është rritur kostoja e imputeve e punimeve dhe ju e dini se sa ishte nafta. Pra të gjitha shpenzime të kanë bërë ata të shkretët pa mburrim, kanë qenë shumë të larta dhe çmimi është shumë i ulët. Ka ndodhur një fenomen tjetër që duhet ta themi është hequr edhe subvencioni i ministrisë së bujqësisë për grurin. Pra e thënë ndryshe kanë ardhur të gjitha të këqijat e janë bërë bashkë”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco