U kopjua në Nigeri/ EurActiv: Drafti për mjekët e rinj është kontrovers

U kopjua në Nigeri/ EurActiv: Drafti për mjekët e rinj është kontrovers

10:44, 07/07/2023
A+ Aa A-

Protesta e studentëve të mjekësisë në Shqipëri po bën xhiron e botës.

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se studentët protestuan kundër një projektligji kontrovers.

“Studentët shqiptarë të mjekësisë protestuan të enjten përpara parlamentit kundër miratimit të një ligji kontrovers që synon ndalimin e eksodit masiv të mjekëve dhe infermierëve,” shkruan portali.

Ligji pritet të hyjë në fuqi përpara nisjes së vitit të ri akademik, kurse studentët kanë paralajmëruar rezistencë dhe bojkot të studimeve.

Nga ana tjetër, agjencia shkruan se më shumë se 3 mijë mjekë dhe të paktën 8 mijë infermiere janë larguar nga Shqipëria vitet e fundit.

Qeveria shqiptare thotë se kjo nismë është e nevojshme. Nga ana tjetër, në media të ndryshme është publikuar lajmi se projektligji shqiptar, që pengon mjekët të largohen nga vendi për pesë vite pas diplomimit, është kopjuar në Nigeri, një vend afrikan që vuan nga kriza në sistemin shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco