KLSH nxjerr të palarat e Veliajt/ Pano: Pylli Orbital është një mashtrim!

10:20, 07/07/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, komentoi një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vlerëson në një raport auditimi se mjedisi në Tiranë po degradon me ritme të shpejta dhe se projektet e propaganduara nga kryebashkiaku i kryeqytetit për gjelbërimin nuk janë realizuar

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË, JONATHAN PANO

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për mjedisin dhe gjelbërimin në Tiranë ka provuar atë që zërat e pavarur dhe opozita trumbetojnë prej kohësh. Nuk ekziston një Pyll Orbital dhe ai është vetëm një prej fjalëve të rrjeshme në fjalorin e gjerë të të të pavërtetave të kryebashkiakut Veliaj.

Kështu, pema e 1-miliontë është vetëm në kokën e kryebashkiakut dhe imagjinatën e atyre që paguhen për të besuar ricikluar broçkulla orbitale.

“Projekti i Pyllit Orbital për shkak të pamundësive financiare si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë, rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi,” thuhet në raportin e auditit për vitin 2022 të prezantuar në Kuvend dje, ku u tha që Pyll Orbital nuk ka.

Tirana mund të kishte bërë edhe pa Pyllin magjik Orbital, por çka e rrit ndotjen janë veprime dhe mosveprime të tjera të Bashkisë.

“Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.” thuhet në raportin e KLSH.

KLSH konstaton gjithashtu se “zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

KLSH i rekomandon bashkisë që të marrë masa për shtimin e hapësirave të gjelbra të reja në territorin që administron, pasi konstaton se në përgjithësi objektivat e saj në këtë drejtim “rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme”.

Nuk mund të ishte ndryshe sepse raportet e NUMBEO-s e listojnë Tiranën si një ndër qytet më të ndotura në botë. Edhe një institut shkencor italian që realizoi për emisionin Piranjat një matje të ndotjes së ajrit gjeti se gazet e dëmshme në ajrin e kryeqytetit janë 10 herë më të larta se norma.

Ndotja është alarmante për ne që jetojmë dhe punojmë në këtë qytet dhe nuk njeh dallime politike.

Shëmbëlltyra e Pinokut dhe babait të tij Xhepeto…. këtë herë po i shpërfaqen qytetarëve të Tiranës përmes modelit Veliaj- Rama ndryshe nga portretizimi që i bën karaktereve të tij Carlo Collodi 130 vjet më parë.

Në dramën tonë Babai nuk sakrifikon t’i mësojë integritetin dhe vlerat e larta morale krijesës së tij prej druri, që ëndërron të bëhet njeri.

Si rrjedhojë në aventurat e tij, Pinokut tonë çdo ditë i zgjatet hunda, pasi ai nuk mund të mësojë mësimin e madh të jetës; ndershmërinë dhe integritetin.

Fatkeqësisht ai nuk ka mësuar të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve; nuk ka mësuar vlerën e mirësisë dhe dhembshurisë, por perkundrazi. Dhe, pavarësisht se ka një ‘ëndërr të madhe’ mbetet një kukull prej druri e komanduar prej interesave të një pakice që përfiton në kurriz të shumicës që varfërohet çdo ditë.

Në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Partisë demokratike i bëj thirrje Erion Veliajt që të marrë mësimet e thjeshta të jetës dhe të fillojë punë, qoftë edhe me kohë të pjeshme si shërbestar i qytetarëve të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco