Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Studentët 'ngujohen' para Kuvendit/ Berisha: Një përfaqësi e studentëve të vijë të dëgjohet në parlament

12:51, 06/07/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë protestuan paraditen e së enjtes përballë parlamentit, kundër vendimit të qeverisë që ndalon studentët e mjekësisë që të largohen nga vendi për 5 vite.

“Masa më drastike që ne mendojmë të marrim është bojkotimi i vitit të ardhshëm akademik. Me këtë protestë po tregojmë qëndrimin tonë ndaj një propozimi që del papritur si projektligj. Është absurde të detyrosh mjekët të rrinë kur nuk ke pagat për të mbajtur këto mjekë. Unë jam nga ato që dua të rri në Shqipëri, por na detyrojnë të ikim me mënyrat e tyre”, thotë një nga përfaqësueset e protestës studentore.

Kurse kreu i opozitës, Sali Berisha tha se studentët duhet të dëgjohen nga Kuvendi.

"Meqenëse ligji ka ardhur në mënyrë të rrufeshme, antiligjore, antikushtetuese, nuk e kanë konsultuar komisionet respektive, Komisioni i Shëndetësisë, unë gjykoj se një përfaqësues apo një përfaqësi i studentëve duhet të vijë këtu dhe të dëgjohet nga Komisioni i Arsimit dhe i Shëndetësisë. Nuk them të flasin në sallë, por si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione," tha Berisha.

"Kjo është një histori e turpshme kjo që po dnodh me studentët e mjekësisë dhe fakultetin. Kanë sjellë në një procedurë 24-orëshe të paimagjinueshme ligjin, ja ku janë ata që protestojnë, nuk i ka ftuar asnjë njeri, nuk i ka pyetur kush fare, as Komisioni i Ligjeve, as ai i Arsimit apo i Shëndetësisë, sikur janë alienë. Ky projektligj është një atavizëm i regjimit të shkuar që zëvendëson lirinë me diktatin dhe kamxhikun dhe shkatërron në lindje ëndrrën për t’u bërë mjekë. Shkatërron Fakultetin e Mjekësisë sepse do bëjë që shumica e tyre të realizojnë këtë mundësi në vendet e tjera, jo në Shqipëri," shtoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco