‘Përparëset tona...janë të bardha’/ Studentët e mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

‘Përparëset tona...janë të bardha’/ Studentët e mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

11:30, 06/07/2023
A+ Aa A-

Protesta e studentëve të mjekësisë ka vijuar me protestë-marshimin e tyre nga Fakulteti i Mjekësisë, te Kuvendi dhe tashmë janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë bërë thirrje për arsim cilësor teksa marshojnë kundër vendimit të qeverisë që nuk i lejon të largohen nga vendi.

‘Qeveria e turpit’, ‘E duam mjekësinë si gjithë Evropa’, ‘Përparëset tona nuk janë as blu, as vjollc as të kuqe, janë të bardha’, ‘Jemi studentë, jo të nënshtruar’, dëgjohen studentët duke thirrur teksa marshojnë nga Universiteti i Mjekësisë drejt qendrës, duke bllokuar njërin aks të rrugës.

Forca policie po i shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre.

Ndërkohë studentëve të mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të UBT-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco