Klinton dhe Soros takojnë Papën/ Gazetari: Vizita nuk u lajmërua

Klinton dhe Soros takojnë Papën/ Gazetari: Vizita nuk u lajmërua

10:15, 06/07/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton dhe Aleks Soros, vizituan Vatikanin pas largimit nga Shqipëria.

Ata zhvilluan një audiencë private me Papa Françeskun.

Aleks Soros, i cili ka marrë përsipër perandorinë e babait të tij, ishte i pranishëm edhe në Shqipëri, sërish në krah të dhëndrit të Bill Klinton.

Gazetari amerikan, Edward Pentin, tha se vizita e këtij delegacioni nuk ishte lajmëruar për median.

Ai tha se detajet e kësaj vizite nuk ishin as në buletinin e lajmeve të përditshme të Vatikanit.

Me 3 dhe 4 korrik, Klinton vizitoi Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Soros ishte pranë tij në çdo moment.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco