Rama 'shpik' një manovër me firmat për të siguruar takimin me Kurtin

Rama 'shpik' një manovër me firmat për të siguruar takimin me Kurtin

09:37, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama shpiku një manovër me firmat mbi 13 marrëveshjet, me shpresën se do sigurojë një takim me Albin Kurtin.

Rama tha se ka firmosur 13 marrëveshje me qeverinë e Kosovës, të cilat janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme.

REAGIMI I RAMES

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.

Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco