Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Vjen si vazhdimësi e një telefonate me Borrellin

Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Vjen si vazhdimësi e një telefonate me Borrellin

11:47, 04/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ka njoftuar se të dielën ka pasur një telefonatë gjysmorëshe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe takimi me Lajçakun vjen si vazhdimësi e asaj telefonate.

Lajçak, do të vizitojë të martën Kosovën, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Ai pritet të vizitojë edhe Serbinë, për të bindur palët që të kthehen në dialog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco