VIDEO-SYRI TV/ Balla tregon skenarin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pazar me Bashën

13:47, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar vijimin e pazareve me partinë e vulës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit si dhe për kalimin në Kuvend të dy projektligjeve të inicuara nga mazhoranca socialiste, që kanë të bëjnë me verifikimin e figurës së politikanëve. Balla u shpreh i sigurt për garantimin e numrave të duhur në Parlament. Pjesë e retorikës së Ballës për raportet e tij me partinë e vulës u be edhe takimi sekret me Lulzim Bashën në dhjetor të vitit 2021.

SYRI TV

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar vijimin e pazareve me partinë e vulës për një sërë çështjesh për të cilat kërkohet shumica e cilësuar e votave në Parlament. Balla u shpreh i sigurtë se Avokati i Popullit do të zgjidhet me 13 ose me 20 korrik. Pjesë e retorikës së Ballës për raportet e tij me partinë e vulës u bë edhe takimi sekret me Lulzim Bashën në dhjetor të vitit 2021.

‘Në seancën e kaluar kam thënë se jam në dispozicion për t'u ulur për të diskutuar, kam marrë aprovimin e grupit tim parlamentar. Me këtë të shkretë opozitë që kemi ne, mbahet vetëm si publik, nëse nuk bëhet publik filloni flisni dhe për takime në ashensorë. Dua ta zgjedh kryetarin e Avokatit të Popullit deri në 20 korrik, unë e realizoj atë që them’, u shpreh Balla.

Taulant Balla ishte i bindur se votat e partisë së vulës do tu bashkoheshin atyre të Partisë Socialiste edhe për kalimin në Kuvend të dy projektligje të inicuara nga mazhoranca socialiste, që kanë të bëjnë me verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm.

‘Brenda kuvendit ka mazhorancë përtej 84 vota për të kaluar një paketë të tillë. Ka një konsensus, 94 vota për të bërë çfarë duhet që këta persona që kanë spiunë, këta persona publiku t’i njohë, në kuvend, në këshilla, bashki apo kryetar partie… tani nuk mund të jenë më. Është një masë e përkohshme, se kjo i takon komisionit të ligjeve’, tha Balla.

Balla kundërshtoi një nismë të partive të vogla të cilat kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco