Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Për ata që kuptojnë...

Për ata që kuptojnë...

11:49, 03/07/2023
A+ Aa A-

Nga Salvatore Dodda/

Me shpalljen pa pikë turpi, pa pikë përgjegjësie, por ama me një ftohtësi klinike të admirueshme, e fundit të projektit "Ballkani i Hapur", Edvin Rama i dha goditjen e parë kumbarit të tij politik Georges Soros, për hir të të cilit (marrja për shfrytëzim e minierave të Trepçes) u projektua dhe u emërtua, duke zëvendësuar me termin "Ballkan" termin "shoqëri" tek projekti "Open Society" - Shoqëria e Hapur, me të cilin Georges Soros synonte të shndërrohej në "ndërgjegjja e botës", dhe bash për këtë Doktor Berisha u shpall non grata. Kjo goditje është ngritja e siparit të zhvillimeve që po sjell Dosja McGonigal. 26 korriku po afron, dhe pas tij 4 tetori, kur nis gjykimi i dosjes në fjalë, në të cilën Edvin Rama është protagonisti kryesor, çka Vuçiç e ka të qartë, arsye për të cilën nuk mund t'ia jepte një karte të djegur protagonizmin e lirimit të tre policëve kosovarë që mori peng.

Gjykimi i kësaj dosjeje do të rikthejë dosjen Muzin, e përmendur edhe në aktakuzë, arsye për të cilën Lulzim Basha po kërkon me çdo kusht të strehohet tek PD e vulës. Mes hallit të Lulzim Bashës dhe hallit të Edvin Ramës, simbioza është aq e qartë, saqë e rrëzon poshtë shprehjen e famshme, e kthyer në thuajse ligj shkencor, të një mendjeshkrehure në Elbasan, e cila, kur flaku në shatërvan fëmijën që lindi pas një përdhunimi që pati pësuar, tha: "Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco