Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Burimi: Open Ballkan pritej të dështonte, Rama po shkëput duart me Vuçiçin

19:57, 01/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ishte analisti, Genci Burimi.

Burimi është shprehur se lëvizja e Ramës për të dalë nga Open Ballkan është një lëvizje taktike pasi po kërkon të lëshojë duart nga Vuçiçi në pritje të një agresioni politik amerikan ndaj tij.

Kjo është një piruetë e radhës në vazhdën e piruetës që Rama bëri me MEK dhe Ram po tregon që prej ardhjes në pushtet tregon se nuk ka një bosht ideologjik ose kombëtar të vetin. Ai është një lloj marionete që vendoset nga qarqet ndërkombëtare, dhe nëse këto ndërrojnë politikë Rama ndërron politike.

Kjo është ajo që po i ndodh Ramës me Vuçiçin pirueta ka filluar para pak ditësh që prej pengmarrjes së tre policëve, kur Rama në fillim nuk  reagojë dhe më pas dënoi pengmarrjen. Meqë po afrohet data e Procesit të Berlinit, Rama nuk ka dëshirë që të prishet me gjermanët. Mund të ketë në këto moment një ndryshim kursi ndaj Serbisë dhe pikërisht Rama po e kupton këtë dhe po tenton të largohet nga Vuçiç.

Arsyeja e tret është se ky proces i Ballkanit të Hapur ishte i destinuar të dështonte me mos pjesëmarrjen e Kosovës. Me krizën aktuale është krejtësisht e pamundur që ta fusë Kosovën në këtë aventurë ne Ballkanin e Hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco