Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, nuk ka zgjedhje të reja në Kuçovë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, nuk ka zgjedhje të reja në Kuçovë

19:56, 30/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pasditen e së premtes padinë e ‘Bashkë Fitojmë’. Kështu, nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kuçovë.

Kujtojmë se nga procesi i rinumërimit të 18 kutive për bashkinë Kuçovë më herët gjatë ditës së sotme nuk pati ndryshim të rezultatit. Nga procesi i rinumërimit, kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, kurse Lefter Maliqit iu hoqën katër. Ndërsa, kandidatit të PD-së zyrtare iu hoqën dy vota.

Avokati i koalicionit ‘Bashke Fitojmë’ i kërkoi Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive tjera të KZAZ Kuçovë, kërkesë kjo që u rrëzua.

Në seancën e kaluar, kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që u rinumëruan ishin jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco