‘Prokuroria Felaj’, Gjokutaj: Në skandal është e përfshirë edhe KLP, ka hequr një ndalim ligjor

19:15, 30/06/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se në skandalin e emërimit të katër familjarëve të deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj, në Prokurorinë e Tiranës ka qënë i përfshirë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në një lidhje me Skype në ‘Syri Digital’ me moderatorin Bled Marku në Syri TV, Gjokutaj është shprehur se në KLP është përfshirë masivisht politika, e cila ka hequr nga funksioni një ndalim ligjor për të ti dhënë favor zyrtarëve të shtetit.

“Kanë hequr një ndalim ligjor që ka qënë mot e jetë dhe në KLP i vetmi zë që e ka ngritur këtë problem ka qënë Sokol Stojani i cili dhe ai, nëse e ndjek sot është too much (i tepruar), që do të thotë e vë këtë shkelje në dukje por e relativizon me shprehjen ‘too much’. Kjo nuk është too much, kjo është e ndaluar për tu bërë.

Ajo që tërheq vëmendjen dhe është shumë shqetësuese në këtë rast është fakti që KLP-ja është organ kolegjial. Llogariteni aty kanë ngritur duart të gjithë për të hequr një pengesë, një ndalimi ligjor të cilin ata e dinë dhe e kanë zbatuar gjithë jetën e tyre. Pra, kjo është një ndërhyrje  e fuqishme politike në një organ kolegjial.

Nuk e them kot organ kolegjial  sepse organi kolegjial është i mbrojtur në të gjitha vendimmarrjet e tij dhe është i caktuar me ligj pikërisht për të vënë ndalesa të ligjit në funksion të objektivitetit të hetimit, të eficenses së hetimit dhe jo të heqë paragrafë të  cilët lejojnë këto lloj thagmash që po ndodhin.

Ky ligj që është bërë, e sigurt që ka marrë dhe konsultimin e KLP-së, ndryshe KLP-ja kur ti shkonte ky ligj duhet të ndërmerrte hapat ligjorë për të kërkuar ndryshimin e ligjit si një ligj i cili i hap rrugë epotizmit, i hap rrugë emërimeve familjare  të cilat të gjitha këto në, në analizë të fundit, shkojnë në favor të arbitraritetit, në drejtim të cenimit të të drejtave të lirive themelore të njeriut. Janë segmente të fuqishme të organit të akuzes dhe shërbimit të mazhorancës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco