Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vasili ndan mesazhin e deputetit gjerman: Sikur Rama të fliste vetëm çerekun e atyre që thotë Abraham do na...

Vasili ndan mesazhin e deputetit gjerman: Sikur Rama të fliste vetëm çerekun e atyre që thotë Abraham do na...

21:54, 28/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku në ‘Facebook’ shkruan se masat e shpallura nga Komision i i BE-së për të janë gabim, ku dhe ka cituar deklaratën e deputetit gjerman.

Vasili thekson se kryeministri Edi Rama duhet të kishte të njëjtin qëndrim për Kosovën, ku citon “Sikur Edi Rama të fliste vetëm çerekun e atyre që thotë deputeti gjerman Abraham, të paktën do na kursente turpin që e kemi kryeministër të Shqipërisë”.

Postimi i plotë:

Petrit Vasili

Sikur Rama te fliste sa çereku i Knut Abrahamit!

Deputeti i Bundestagut gjerman Knut Abraham ka thene qarte se:

“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.

Sikur Edi Rama te fliste vetem çerekun e atyre  qe thote Deputeti gjetman Abraham, te pakten do na kursente turpin qe e kemi Kryeminister te Shqiperise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco