Albin Kurti viziton për Bajram, policët e Kosovës që u rrëmbyen nga serbët

Albin Kurti viziton për Bajram, policët e Kosovës që u rrëmbyen nga serbët

20:53, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka festuar sot Bajramin në familjet e tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe disa javë më parë. Vetë Kurti e publikoi lajmin dhe fotografitë e rastit në rrjetet sociale:

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, nënvizoi Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco