‘Arrestoi Fatos Nanon’/ Fatos Dervishi përzgjidhet si avokati i vitit në New York City

‘Arrestoi Fatos Nanon’/ Fatos Dervishi përzgjidhet si avokati i vitit në New York City

20:36, 28/06/2023
A+ Aa A-

Fatos  Dervishi juristi i njohur shqiptar është përzgjedhur si njëri mes 164 avokatët më influencues në Amerikën Veriore.

Po ashtu Dervishi ka fituar dhe çmimin si avokati i vitit në New York City për dëmtimet personale.

Image

Kujtojmë se juristi kishte shfaqur interesin për të qenë pjesë e reformës se re në drejtësi që po bëhej në vitin 2016 po për arsye të paditura nuk është përzgjedhur.

Kujtojmë se CV e tij është shumë e pasur pasi mban në kurriz disa prej çështjeve më të bujshme të drejtësisë ku mbi të gjitha ishte dhe arrestimi i Fatos Nanos.

Ja çështjet që ai drejtoi ndër vite në sistemin e drejtësisë:

Më 30 korrik 1993, arrestimi i Fatos Nanos

8 gusht 1993, Fatos Dervishi hetoi Ramiz Alinë dhe 11 anëtarë të Byrosë Politike

Nëntor 1993, ai hetoi Guvernatorin Ilir Hoti, disa bankierë të tjerë dhe ish-kryeministrin Vilson Ahmeti (qeveria 1991-1992)

Çështja Arsidi

Hetimi i ish-deputetit demokrat, Arben Lika për kontranbandë

Dosja e ushtarit Marican, mars 1995

Dervishi ushtroi detyrën e tij si prokuror nga viti 1993 deri më 14 shkurt 1998, ditë kur u largua për të shkuar drejt SHBA.

/Eraldo Stafuka- SYRI.NET/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco