Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë bakllava dhe ëmbëlsira për policët që janë të stacionuar në veri të Kosovës.
Ka qenë vetë Kurti që ka shpërndarë në rrjetet sociale, pamjet e vizitës me rastin e Kurban Bajramit.
Mesazhi i Albin Kurtit:
Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut.
Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’.
© SYRI.net