Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Ç'drejtësi! Kjo qeveri i shtron Dubait qilimin e kuq, pa i vënë kusht: Do Durrësin?! - Më dorëzo kriminelët!

19:04, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kur Edi Rama shkarkoi menjëherë Gjicin, pa u ditur akoma se çfarë ishte thënë nga ana korruptive, e shkarkoi në bazë të kodit moral, apo jo?! Sepse faktikisht Gjici nuk po bënte ndonjë gjë penale dhe kjo, afera e këtij ligji që ty të paska parashikuar që papajtueshmëria ndodh vetëm tek vëllai, motra , kushëriri po jo tek krushku, - kjo i ka lejuar kësaj zonje të fusë një batalion të tërë me krushq?!

Gazetari i “Radio France”, Genc Burimi, ka shprehur bindjen e plotë se drejtësia në Shqipëri është e pafuqishme për të mbrojtur shqiptarët, pavarësisht të ashtuquajturës reformë që është pretenduar se është bërë.

Madje, thekson Burimi, “kjo reformë në drejtësi ka propozuar një skemë “kafkajane”, me gjithë këta elementë që shohim sot, gjithë këto sigla KLP, KLGJ, kjo, ajo, pra gjithë kjo mori siglash nga grupi i punës së Sorosit pikërisht që t’u krijohej shqiptarëve ideja se sot jemi më të mbrojtur se kurrë”!

Duke analizuar rastin e kapjes me ligj të Prokurorisë së Tiranës nga familja Felaj, familjarët e Zv.Kryetares së Kuvendit, Genc Burimi i bëri thirrje Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, që t’i drejtohet me një ankesë Gjykatës Kushtetuese   dhe le ta lënë këtë gjykatë të bëhet qesharake.

Genc Burimi ishte i ftuar në debatin e gazetares Sonila Meço në Syri TV me temë “Ermonela Felaj 'thuri' ligjet për familjen”, ku ndër të tjera tha: “Jemi në një rast sot dhe shpesh ky kjo qeveri dhe ky pushtet kapen me duart tek poçja e reçelit, siç i themi në frëngjisht, e kap gjallë e ai thotë” Jo, nuk është morale”, apo jo?!

Kur merret tani rasti i “non grata”-s, i Berishës, që nuk është fare legale, se nuk ekziston “non grata” si koncept,as në Kushtetuitë, as në Kodin e Procedurës Penale, aty Rama thotë “Aaa është morale, është tepër e rëndë!!!” E kuptoni?! Nga ana intelektuale kjo është fyerje,  e para.

E dyta: vë re se ky ligj është bërë në 2019-ën kur që ajo politika e karriges bosh, e ndjekur nga Lulzim Basha.

Kam dy vërejtje. Po mirë, kjo PD-ja e udhëhequr nga Basha, nuk kishte një celulë juridike që shikonte çfarë votohej në parlament, në mungesë të saj?! Po ashtu, kjo zonja që foli tani, që dha leksione morali (Ermonela Felaj), kjo i bën një apologji reformës në drejtësi vetëm në një krah të saj. Po reforma në drejtësi në Shqipëri pati dy krahë: një krah që u komentua shumë jashtë shtetit nga mediat dhe që vuri në dukje ajo, ishte pikërisht Vetingu , domethënë reforma në drejtësi bëri diçka që nuk ishte parë kurrë në botë, jo në Shqipëri, pra shkarkohen të gjithë magjistratët ose futen në sitën, filtrin e Vetingut dhe pastaj mbahen ata që i përgjigjen normave, por ka dhe një kah të dytë: që pikërisht kjo reformë në drejtësi propozoi një skemë “kafkajane”, me gjithë këta elementë që shohim sot, gjithë këto sigla KLP, KLGJ, kjo, ajo, pra gjithë kjo mori siglash nga grupi i punës së Sorosit, duhet theksuar kjo, ishte pikërisht që t’u krijohej shqiptarëve ideja që sot jemi më të mbrojtur se kurrë. “Mos kini gajle, mos vini re çfarë është vetuar, ju keni gjithë këto struktura që paguhen me taksat tona si ai Stojani dhe këta, mos ki merak, këta do të shikojnë po ashtu pajtueshmërinë, papajtueshmërinë , çfarë shkon, çfarë nuk shkon!!!”

Këta njerëz, kur emëruan në KLP, KLGJ, nuk e lexuan po ashtu edhe ligjin mbi statusin e magjistratit dhe t’i bënin thirrje politikanit “Shikoni, këtu keni një nen që nuk shkon”?!

Dhe vij tek pika e tretë. Unë sot i bëj thirrje solemne, PD-së reale, legale, çfarë të doni ju, por Berishës me siguri, që këtë aferë ta çojë në Gjykatë Kushtetuese sepse është ligji, është fryma e ligjt! Ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të bëhet qesharake! Ta lëmë Edi Ramën të bëhet qesharak!

Kur Edi Rama shkarkoi menjëherë Gjicin, pa u ditur akoma se çfarë ishte thënë nga ana korruptive, e shkarkoi në bazë të kodit moral, apo jo?! Sepse faktikisht Gjici nuk po bënte ndonjë gjë penale dhe kjo, afera e këtij ligji që ty të paska parashikuar që papajtueshmëria ndodh vetëm tek vëllai, motra , kushëriri po jo tek krushku, - kjo i ka lejuar kësaj zonje të fusë një batalion të tërë me krushq?!

Po ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të bëhet qesharake, ta lëmë parlamentin të bëhet qesharak në afërën Xhaçka dhe mos ta amendojnë.

U bë ç’u bë Sonila, më mirë vonë se kurrë, dua sot që të ketë edhe njëherë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të PD-së që ky ligj të shikohet nga kjo gjykatë si një ligj që sot është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe më pas të amendohet dhe kështu bëhet buja e madhe.

Unë sot, në spacion e dy muajve, Stojani dje dhe Dumani para dy muajsh, asistoi pikërisht këtë në një humbje besimi total sepse kjo drejtësia jonë është e pafuqishme.

Stojani që thotë sot “po, jemi përpara një skandali, një skandali etik-moral” dhe para dy muajsh, çfarë thoshte Dumani kur bënte një bilanc?! Thoshte që “shumë kriminelë shqiptarë sot të kërkuar për gjithçka, për evazion, drogë strehohen në Dubai dhe Dubai nuk na i dorëzon!”

 Dhe ti ke një qeveri sot që Dubait i shtron qilimin e kuq duke i dhënë Durrësin, pa i vënë Dubait kusht, siç ia vure MEK-ut: “Do Durrësin?! -  Më dorëzo kriminelët!”

Për mua sot kjo drejtësi është një drejtësi e pafuqishme. Për çfarë i mbron sot kjo shqiptarët?!” theksoi me forcë Genc Burimi//ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco