Prokuroria e familjes Felaj/ Neza: U tregua qartë si qeveria po e përdor shtetin, duhet të merren masa

Prokuroria e familjes Felaj/ Neza: U tregua qartë si qeveria po e përdor shtetin, duhet të merren masa

18:46, 28/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV gazetari Sami Neza ka deklaruar se skandali i deputetes së PS-së Ermonela Felaj në emërimin e katër familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës tregon qartazi sesi qeveria e përdor shtetin sipas interesave të tyre.

Neza është shprehur se ky skandal duhet të marrë përmasat e duhura të rëndësisë për tu trajtuar si çështje, pasi i ka kaluar kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë.

‘Ky është një ligj që nuk ka rënë shumë në sy. Është shumë e çuditshme sepse kjo duhet të ngrinte shumë debat. Natyrisht nuk ka ngritur debat brenda mazhorancës që ka ndryshuar ligjin por edhe opozita e cila ka qënë jashtë parlamentit atë kohë duhet të kishte reaguar.

Edhe shoqëria civile duhet të kishte reaguar. Është shumë e tmerrshme kjo gjë sepse ky është një nen shumë thelbësor, i cili thyen kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë dhe nëse thyen kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë përmes një ligji i cili kalon në parlament do të thotë se këtu nuk ka mbetur më asnjë barrierë. Barrierat këtu thuajse janë të thyera dhe pushteti mund të përdorë drejtësinë për interesat e veta.’

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco