Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

SYRI TV/ Fshati Poloskë i harruar nga pushteti vendor, banorët: Vuajmë për ujë dhe për rrugë

14:45, 28/06/2023
A+ Aa A-

Fshati Poloskë prej kohësh është harruar nga pushteti vendor dhe qendror. Banoret shprehen se të rinjtë janë larguar për shkak se nuk kanë punë, ndërsa ata që kanë mbetur vuajnë mungesën e ujit dhe rrugëve të amortizuara. Banorët theksojnë se u premtojnë se do investojnë gjatë fushatës, por pasi marrin votat i harrojnë.

SYRI TV

Mungesa e investimeve ka detyruar të rinjtë dhe banoret të braktisin fshatin Poloske i cili ndodhet shumë afër Devollit. Sot rrugët e këtij fshati janë bosh pasi pjesa më e madhe janë larguar jashtë Shqipërisë.

Banorët ankohen se janë harruar nga pushteti vendor dhe ai qendror, pasi kanë probleme me ujin por gjithashtu edhe me kanalizimet. Premtimet sipas tyre bëhen në kohë fushatash sa për tu marrë votën dhe më pas nuk vjen askush.

Rrugët e brendshme të fshatit po ashtu edhe të parcelave janë thuajse të pakalueshme dhe ata pak banorë theksojnë se as makinat e korrjes së grurit nuk pranojnë të vijnë.

Edhe pse taksapagues të rregullt banorët e fshatit Poloske ndihen të harruar nga pushteti vendor i cili u merr taksa por për investime fondet mungojnë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco