Fredi Beleri u vizitua në burg nga zyrtari i lartë grek/ Zbardhet kërkesa për presidenten e PE-së

Fredi Beleri u vizitua në burg nga zyrtari i lartë grek/ Zbardhet kërkesa për presidenten e PE-së

11:51, 28/06/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë në 14 maj, është vizituar në burgun e Tiranës nga Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis.

Gjithashtu Kefalogiannis është takuar edhe me djalin e Belerit.

Sipas mediave të huaja, paralelisht, eurodeputeti i Demokracisë së Re zhvilloi takime me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për udhëtimin që bëri në Shqipëri dhe ndalimin sipas tij të padrejtë të kryebashkiakut të Himarës nga autoritetet shqiptare.

Kefalogiannis i kërkoi presidentes së Parlamentit Evropian të ndërmarrë iniciativa për t’i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.

Kujtojmë se Beleri dhe një tjetër bashkëpunëtor i tij u arrestuan për vjedhje votash, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe megjithëse nga burgu, arriti të merrte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco