Doda: Për t'i shpëtuar fluturimit në ‘Tokën e Djegur’, Rama hapi 2 fronte shantazhimi, Soros dhe BE

Doda: Për t'i shpëtuar fluturimit në ‘Tokën e Djegur’, Rama hapi 2 fronte shantazhimi, Soros dhe BE

12:33, 27/06/2023
A+ Aa A-

Nga Shpëtim Doda

Edi Rama dhe sfondi i tij

Më 26 korrik, në Uashington DC, dielli do të lindë 1 minutë më herët se një ditë më parë, dhe 1 minutë më vonë se një ditë më pas; temperatura do të jetë 1° më e lartë se e një dite më parë, dhe 1° më e ulët se e një dite më pas; vranësirat do të jenë më të dendura e të theksuara se të një dite më parë dhe më pak të dendura e të theksuara se të një dite më pas, ndërsa lagështira do të jetë më e lartë se e një dite më parë dhe më e ulët se e një dite më pas. Dhe ndryshimet nuk mbarojnë me kaq.

P.sh., atë ditë, më 26 korrik, në Gjykatën e Uashington DC do të zhvillohet seanca dëgjimore e caktuar më 9 maj nga Gjyqtarja Colleen Kollar-Kotelly në lidhje me procesin për korrupsion, fshehje të ardhurash dhe falsifikim ndaj ish kreut të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun Charles McGonigal, seancë në të cilën pritet të paraqiten gjetjet e organit të akuzës, si dhe të shqyrtohet kërkesa e bërë nga ky organ për të bashkërenduar hetimet e kësaj çështjeje penale shtetërore me ato që po kryen prokuroria e Nju Jorkut në kuadër të çështjes penale federale në ngarkim të të korruptuarit-prej-Edi-Ramës për shkelje të sanksioneve amerikane në favor të oligarkut rus Oleg Deripaska dhe pastrim parash – çështje kjo, gjykimi i të cilës u caktua të nisë më 12 qershor 2024, sipas vendimit të marrë në 30 maj 2023 nga Gjyqtarja Jennifer H. Rearden.

Dhe gjerdani i ndryshimeve sërish nuk mbyllet këtu. Ndryshe nga gjetkë, kjo panoramë qëndron në sfond të zhvillimeve në Shqipëri, ku për t'i shpëtuar fluturimit në ShBA-në e kthyer tashmë në Tokë e Djegur dhe e Padëshiruar, ndonëse NBA ka hyrë në një fazë tejet interesante, Edi Rama ka hapur dy fronte shantazhimi, Soros dhe BE (Kosova dhe sulmi ndaj muxhahedinëve janë pjesë e kësaj), dhe një këndth zhvillimesh flijësore për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve.

Mos harroni paralajmërimin e bërë në shkrimin tim të fundit në shtypin shqiptar: vjeshta do të ketë zhvillime të vrrullshme dhe dramatike. Sipas vendimit të 30 majit 2023, konferenca e parë publike për çështjen McGonigal do të mbahet më 4 tetor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco