Video-skandali Gjici-Kaçi/ Sinamati: Abuzim total me besimin e qytetarëve

11:56, 27/06/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, komentoi skandalin seksual të ish kryetarit te bashkisë, Safet Gjici.

Sinamati, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se qëndrimi i opinionit publik për këtë skandal është mjaft i ashpër, teksa shtoi se qytetarët e Kukësit kanë kërkuar një rrotacion pushteti në zgjedhjet e fundit, për shkak të pakënaqësive të akumuluara gjatë viteve që Gjici ishtë në krye të bashkisë.

Qëndrimet e opinionit publik janë të njohura dhe të ditura për shkak edhe të formimit të zonës, ishte diçka shokuese, jo thjeshtë për qytetarët kuksianë po për çdo qytetar shqiptar dhe përtej. Të përdoren zyrat e shtetit për qëllime të tjera dhe deri në neveri është dhe përbuzje publike. Është një shpërdorim përtej zyrtar dhe njerëzor por është edhe një abuzim total me besimin e qytetarëve ndaj zyrtarëve. Prandaj opinioni publik në Kukës është tej mase i revoltuar, i mërzitur dhe shqetësuar, dhe me një farë forme i abuzuar publikisht me këtë skandal.

Siç keni qenë në dijeni dhe gjatë fushatës elektorale por dhe para saj, opinioni qytetar dhe politik i Kukësit ka qenë i interesuar për një rrotacion pushteti në Kukës sepse dihej hapur dhe qartë nga njerëzit e zakonshëm, mënyra se si ishte abuzuar me pushtetin gjatë qeverisjes nga zoti Gjici si dhe nga Partia Socialiste në përgjithësi. Tashmë është krijuar bindje se ndoshta një skandal i tillë të bëhet objekt për të filluar nga e para për të parë çfarë ka ndodhur në zyrat e shtetit. E mira do ishte që hulumtimet për skandale të tilla të mos ngelen në rrafshin banal, por të futen aty ku është me i interesuar vetë opinioni publik dhe qytetar, pra tek qeverisja, tek abuzimi me pushtetin, e me detyrën.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco