Shameti: Kosova nuk po tërhiqet, po reziston, kurse strukturat serbe po veprojnë si 'Wagner'

22:32, 26/06/2023
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti e cilësoi mençuri, vendimin për reciproritet që mori Qeveria e Kosovës përballë Serbisë në momentin që iu morën peng, tri policët e saj nga forcat serbe. 

“Ajo që bëri me mençuri qeveria e Kosovës, - tha Shameti në emisionin “Çim Peka Live” lidhur me këtë temë, -  ishte që në momentin e pengmarrjes  të tre policëve, në formë reciprociteti, e goditi Serbinë aty ku i dhemb më shumë – i bllokoi hyrjen e  mallrave, të të gjithë kamionëve tregtarë të Serbisë, që sigurisht çfarë bëri?! Irritoi një masë të madhe tregtarësh, kompanish serbe, zinxhirin e madh të njerëzve që mbahen ekonomikisht nga kjo tregti, të cilët ndërkohë, po të shikosh, “furnizojnë” edhe të gjitha protestat masive që sot mbahen në Serbi.”

Po ashtu, Shameti solli këndvështrimin e tij për lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia dhe faktin pse Presidenti Vuçiç ia njohur si meritë kryeministrit hungarez Orban: “Orbani është ekipi i Putinit në Bashkimin Europian, - nënvizoi Shameti – dhe duke u rreshtuar me Orbanin, Vuçiçi thotë që edhe unë nuk jam si ai i çmenduri Prigozhini. Domethënë para çmendurisë së tij, që është një kriminel lufte që ka bërë njëmijë e një të zeza në Ukrainë, Putini befas duket normal”.

Ndiqni në vijim, një pjesë nga mendimi i analistit Sokol Shameti dhe mënyrën se si e pa ai, pengmarrjen dhe lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

“Ajo që nuk lëviz është fakti që arrestimi i tre policëve të Kosovës është, në një farë mënyre, është instrumentalizuar, ka shërbyer si një mjet me anë të cilit Serbia, me ose pa asistencën e KFOR-it, për këtë nuk mund të flasim me siguri... ishte një veprim i cili i shkonte për shtat Serbisë, për disa arsye, që u cekën këtu, patjetër. Një nga arsyet kryesore është në mënyrë që Serbia ta përdorë lirimin e tyre si mjet shkëmbimi sot, ndërkohë që situata para se të arrestoheshin, para se të merreshin peng tre policët e Kosovës, ishte kjo: 

Po diskutoheshin nga njëra anë, strukturat paralele të Serbisë që me nxitjen e Beogradit, kanë bojkotuar zgjedhjet, kanë defunksionalizuar qeverisjesn në veri të Kosovës, kanë rrethuar institucionet e veriut të Kosovës me banda kriminale, godasin policinë e Kosovës, godasin institucionet e Kosovës, godasin edhe KFOR-in, siç ndodhi dhe atyre iu kërkohej që të ndërpritej kjo. 

Ndërkohë, palës së Kosovës i kërkohej që për të depërshkallëzuar situatën, t’i tërhiqte përkohësisht kryetarët e zgjedhur në objekte alternative dhe të krijonte kushtet për të filluar zgjedhjet. Kjo ishte situata para se të rrëmbeheshin policët.

Tani, pasi policët u rrëmbyen, nga Serbia nuk kërkohet më asgjë nga këto të mëparshmet, po i kërkohet të lirohen policët të cilët as nuk duhej të ishin arrestuar fare, ndërsa nga Kosova vazhdohet të kërkohet e njëjta gjë – të largohen kryetarët e zgjedhur nga objektet, të largohet Policia e Kosovës nga institucionet komunale në veri të Kosovës!
Pra, ajo që bëri me mençuri, mendoj unë, qeveria e Kosovës, ishte që në momentin e pengmarrjes  të tre policëve, në formë reciprociteti, e goditi Serbinë aty ku i dhemb më shumë – i bllokoi hyrjen e  mallrave, të të gjithë kamionëve tregtarë të Serbisë, e cila sigurisht çfarë bëri?! Ka irrituar një masë të madhe tregtarësh, kompanish serbe, zinxhirin e madh të njerëzve që mbahen ekonomikisht nga kjo tregti, të cilët ndërkohë, po të shikosh, “furnizojnë” edhe të gjitha protestat masive që sot mbahen në Serbi. 

Janë të paktën dhjetë qytete të bllokuar, janë qindra e mijëra njerëz. Pra ai e ka vënë në vështirësi Serbinë me këtë: “Ti më arrestove, më godite mua Policinë e Kosovës - unë po të godas ekonominë, sepse ti nga njëra anë edhe nuk më njeh, edhe më poshtëron ndërkombëtarisht, edhe më shfrytëzon ekonomikisht”. 
Ka goditur edhe biznese brenda Kosovës, që në mënyrë direkte ose indirekte janë të lidhura me Serbinë dhe kjo gjithashtu i ka dhembur Serbisë. Në një farë mënyrë, kjo ishte masa e reciprocitetit.

Tani meqenëse Serbia i liroi tre policët të cilët i arrestoi ose i mori peng në mënyrë të padrejtë, Kosova sigurisht në mënyrë reciproke, mund të rikthejë përsëri tregtinë, por ato që diskutoheshin në fillim para rrëmbimit të policëve që është vendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, funksionimi i institucioneve të zgjedhura me pjesëmarrjen e serbëve ose pa pjesëmarrjen e serbëve, kjo është e padiskutueshme dhe kjo është duke ndodhur në Kosovë. 

Kosova nuk po tërhiqet, qeveria e Kosovës po reziston, unë mendoj se po reziston në mënyrë me të vërtetë shembullore edhe reagimi i Kryeministrit të Kosovës sot ishte i lavdërueshëm.

Ai thjesht e pranoi lirimin e tre policëve, kërkoi të mbahej përgjegjësi, të qortohen ata që e kryen këtë akt po ndërkohë historia vazhdon të jetë aty ku është: ata që e kanë depërshkallëzuar situatën janë serbët, Serbia, strukturat e saj paralele të cilat po veprojnë në një farë mënyrë, pak a shumë, si të jenë një lloj formacioni Wagner, që nuk pyesin as Vuçiçin. Janë një lloj Prigozhini aty që Vuçiçi reagon si një lloj spektatori “janë disa huliganë, janë të rinjtë shqiptarë e serbë që përplasen atje” domethenë nuk pranon ai që është vetë dora e tij. 

Ka dhe një arsye fakti që sot ai falënderoi ose në një farë mënyrë ia njohu Orbanit meritën e lirimit të 3 policëve. Orbani është ekipi i Putinit në Bashkimin Europian. Duke u rreshtuar me Orbanin, Vuçiçi thotë që “edhe unë nuk jam si ai çmenduri Prigozhini”. Domethënë para çmendurisë së tij, që është një kriminel lufte që ka bërë njëmijë e një të zeza në Ukrainë, Putini befas duket normal dhe Vuçiçi e socializoi veten, e asociacioi veten me ekipin e Putinit, të Orbanit etj. 

Sigurisht, pra, “sigurisht, çmenduri ajo po ndodh aty po ndodh në Kosovë, janë njerëz jashtë kontrollit, po të dëgjosh flasin edhe kundër Listës Serbe, po unë, jo, unë jam, dukem i moderuar para tyre, ja shiko... miku im Orban”, tha Shameti lidhur me presidentin serb për këtë çështje./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco