SYRI TV/ Celibashi raporton te Ligjet: Problematikë, sjelljet e komisioneverëve

16:26, 26/06/2023
A+ Aa A-

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri thirrje forcave politike, të gjejnë zgjidhje për çështjen e komisionereve, duke i cilësuar komisionet e dyta dhe të treta, si problematika kryesore e zgjedhjeve. Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, Celibashi  i’u kundërpërgjigj edhe paralajmërimit të kryeministrit Rama.

SYRI TV

Problematikat e zgjedhjeve të 14 majit, komisioneri shteteror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ja atribuoi komisionerve të partive, duke ju bërë thirrje forcave politike të adresojnë çështjen e komisioneve të dyta dhe të treta. Gjatë raportimit vjetor në komisionin e ligjve, Celibashi  deklaroi se problematikat e komisionereve janë vënë re në të gjitha zgjedhjet e fundit.

Komisionieri Celibashi i’u kundërpërgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në përfundim të zgjedhjeve të 14 majit, pasi bëri kritika ndaj punës së KQZ, paralajmëroi se nuk do ta lejë më aq.

I pyetur, për platformën e Partisë Socialiste “Aktivisti”, Celibashi  u shpreh se për KQZ, kjo platformë nuk paraqet probleme, por nëse përdoret për presion ndaj administratës, shqetesimi duhet adresuar në insitucione të tjera. 

Ndërsa u pyet për mundësinë e implementimit të votimit elektronik në 61 bashki, në zgjedhjet e 2025,  komisioneri  shteteror, deklaroi se fianancimi duhet të bëhet 1 vit para, që  votimi elektronik të shtrihet në të gjithë vendin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco