SYRI TV/ Berisha: Dënoj ndërhyrjen e Ramës në Kosovë, kërkon të shpëtojë nga afera McGonigal

15:07, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar lirimin e 3 policëve si një vendim politik, ndaj dhe kërkoi që të vijohet me zbatimin e planit franko-gjerman dhe shtensionimin e situatës. Berisha ka kritikuar retorikën e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po i kryen shërbim presidentit serb Aleksandër Vuçiç që kanë si interes coptimin e Kosovës. Berisha teksa falenderoi aleatët perëndimorë, përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orban që mundësuan lirimin e 3 efektivëve, u shpreh se Rama sulmon Kosovën me qëllim që të shpëtojë nga afera Mcgonigal.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha  e cilësoi vendim politik lirmin e 3 punonjësve të Policisë së Kosovës , për të cilin falenderoi vendet aleate si dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Në daljen për mediat, Berisha akuzoi serbinë për veprimet e ndërmarra ndaj Kosovës, si dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen në tryezën e dialogut për të finalizuar planin Franko - gjerman.  

Berisha dënoi retorikën që përdor kreu I qeverisë Edi Rama, e cila sipas tij është në favor të Presidentit të serbisë Aleksandër Vuccicc, që ka si synim ndarjen e Kosovës.

Sali Berisha u shpreh se Rama po e sulmon qeverinë e Kosovës me qëllim që të shpëtojë nga afera me ish zyrtarlin e lartë të FBI-së Charles McGonigal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco