Legalizimi i kanabisit/ Meta: Asnjë qytetar nuk mund të jetë më i qetë

Legalizimi i kanabisit/ Meta: Asnjë qytetar nuk mund të jetë më i qetë

11:06, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se me legalizimin e kanabisit, asnjë qytetar nuk do të jetë i qetë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu u PL-së, thekson se ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji -thekson Meta- është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin.

“Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi i drogës, pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme, familjare, shëndetësore, shoqërore dhe ekonomike.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend dhe në shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco