Studentët e mjekësisë shkresë rektoratit: Ndërprisni menjëherë draftin, po shkelni të drejtat e njeriut

Studentët e mjekësisë shkresë rektoratit: Ndërprisni menjëherë draftin, po shkelni të drejtat e njeriut

11:00, 23/06/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë i kanë nisur një shkresë zyrtare rektorit të universitetit të mjekësisë, Arben Gjata ku i kanë kërkuar që të ndërpresin draftin e menjëhershëm që ata po hartojnë pasi bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Po ashtu në kërkesën e tyre ata shprehen se paguajmë tarifën më të lartë në të gjithë universitetet dhe kushtet e studimeve duhet të përmirësohen.

Studentët do të dalin sërish në protestë paraditen e sotme. Me anë të postimeve në rrjetet sociale ata u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre që të protestojnë për të kundërshtuar draftin e qeverisë Rama që tu bllokojë diplomat për 3 vite, në mënyrë që të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri.

Kujtojmë se në posterin e publikuar në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 10:00 para rektoratit të UMT-së dhe më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sipas tyre ky draft i qeverisë për t'i penguar ata të punojnë jashtë vendit është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të bëj këtë duhet që të përmirësojë kushtet që ata të qëndrojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco