Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën

10:32, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit “Bashke Fitojmë” për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji vendosi t’i shqyrtoje në një të dy paditë, për shkak se objekti i kërkimit është i njëjtë.

Maliqi dhe koalicioni kërkojnë nga Kolegji:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 101, datë 16.06.2023 të ZAZ-së nr. 64, bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

2. Rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në nr. 64, të gjitha QV-të, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë.

3. Pavlefshmëri e vendimit nr. 101, datë 16.05.2023 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

4. Konstatim i pavlefshmërisë së vendimit të KQZ-së ku është emëruar sekretari i KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, shtetasi Romeo Arizi.

5. Pavlefshmëri e vendimit të KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, qarku Berat, për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 10:00 deri në orën 12:30.

6.Pavlefshmëri e pjesëshme e fletës së votimit Kandidatët për Kryetar Bashkie për Bashkinë Kuçovë, në pikën ku është shënuar kandidati për bashkinë Kuçovë, qarku Berat, Kreshnik Hajdari .

7.Pavlefshmëri e veprimit juridik, formulari i dekriminalizimit, në emër të Kreshnik Hajdarit dorëzuar pranë KQZ referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Maliqi sqaroi se për krim të rëndë shtetëror janë bërë 3 kallëzime në SPAK, një nga ai vetë, një nga koalicioni dhe një nga qytetarët e Kuçovës.

“Kolegji Zgjedhor detyroi KQZ të na japë filmimet. Ka plot raste votime nga 2 herë. Në 8 qendra votimi, kamera e qendrës nuk filmon asgjë. Në shumë qendra votimi nuk duken kutitë. Skandali më i madh është KZAZ. Deri në 11 dorëzohen kutitë. Kutitë u vendosën në një ambient ku ishte një derë, qe lidhej me Shtëpinë e Kulturës. Në një moment, marrin një vendim për të pushuar. Kutitë ngelën në dorën e policisë. Kur nisi numërimi, në 11 të drekës unë kisha 450 vota plus. Mbi 500 fletë votimi kanë vulë të rrëshqitshme. Ata vetë e pranojnë që mbaroi boja e vulës dhe e kanë bërë me ujë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco