Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Arben Ahmetaj dëshmon rreth 6 orë në SPAK: Do të vij sa herë të më kërkohet…

Arben Ahmetaj dëshmon rreth 6 orë në SPAK: Do të vij sa herë të më kërkohet…

09:00, 23/06/2023
A+ Aa A-

Ish-numri dy i qeverisë dhe ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbërritur ditën e djeshme në SPAK, si person që gjendet nën hetim. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, ndërkohë që pas nisjes së procedimit penal, atij iu bllokuan edhe dy banesa.

SPAK e ka lidhur emrin e Arben Ahmetajt me katër vepra penale. Ahmetaj qëndroi brenda ambienteve të prokurorisë për afro 6 orë ku mësohet se ka dhënë sqarime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Në dalje, ai foli shkurt për mediat duke vënë theksin te fakti se ai do të vinte në SPAK sa herë të ishte e nevojshme në kuadër të hetimit.

Ahmetaj në SPAK

Rreth nëntë muaj pas nisjes së veprimeve hetimore dhe disa muaj pas procedimit penal në emër të tij për 4 vepra penale, mesditën e djeshme, ishministri i Financave, Arben Ahmetaj shkoi për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Për rreth 6 orë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj qëndroi para prokurores së posaçme Enkeleda Munollai duke sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat për të cilat SPAk po e heton konkretisht për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pas daljes nga prokuroria Ahmetaj iu drejtua gazetarëve dhe opinionit publik me fjalët: “Sqarova pozicionin tim, do të vij sa herë të më kërkojnë”.

Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK më herët gjykata e posaçme ka vendosur nën sekuestro preventive dy prona të Ahmetajt konkretisht një vilë në Hamallaj e një në Palasë. Ambientet vilave iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në 8 mars, kontrolle të cilat u konsideruan të paligjshme dhe antikushtetuese nga Ahmetaj, por që e njëjta gjykatë, me të njëjtën trupë gjykuese, refuzoi shqyrtimin e ankimit.

Ndaj Ahmetajt SPAK ka nisur dy procedime të cilat tashmë janë bashkuar në një të vetëm; i pari lidhet me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Elbasanit, dhe për pastrim parash e korrupsion. SPAK ka analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave. Prokuroria ka mbledhur prova e të dhëna, përfshirë edhe ato nga kompjuterët e sekuestruara dhe të email-eve, që janë shkëmbyer mes Ahmetajt dhe fituesve të koncesionarit të inceneratorit të Elbasanit. Verifikime janë bërë edhe në sistemin TIMS për të provuar lëvizjet e ish-ministrit dhe nëse përkojnë me periudhat kur dyshohet se ka frekuentuar hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është nga personat e fundit që pyetet për inceneratorin e Elbasanit, teksa SPAK është drejt përfundimit të hetimit për këtë çështje.

Dosja sipas SPAK

Në prill të 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros preventive një vilë në Hamallaj e një në Palasë, të cilat janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj. Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. Vila në Palasë, sipas prokurorisë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave, Albina Mençka, por e poseduar me emrin e shoqes së kësaj të fundit Elda Dine.

Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt. Ndërsa vila në Hamallaj i përket Arjola Hoxhës, bashkëjetueses aktuale të ishzëvendëskryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në 8 mars, kontrolle të cilat u konsideruan të paligjshme dhe antikushtetuese nga Ahmetaj, por që e njëjta gjykatë, me të njëjtën trupë gjykuese, refuzoi shqyrtimin e ankimit. SPAK ka dyshime se dy godinat janë krijuar në burime financiare të jashtëligjshme dhe masa e sekuestros është marrë për të mos lejuar tjetërsimin e pronave.

Ka qenë vetë Arben Ahmetaj që konfirmon akuzat në ankimin e bërë prej tij, lidhur me kundërshtimin e kontrollit të banesave nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë ankim, theksohet njëherësh se procedimi panel nr.771/1 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Elbasanit, dhe ai nr.30 për pastrim parash dhe korrupsion, pas kallëzimit që i është bërë për vilën në Hammallaj, janë bashkuar në një të vetëm. Ndërkohë, përveç kontrolleve dhe sekuestrimit të dokumenteve që kanë të bëjnë me blerjen e pasurive apo ndërtimin e tyre.

SPAK ka vijuar me marrjen në pyetje të disa personave. SPAK ka analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave. SPAK ka mbledhur prova e të dhëna, përfshirë edhe ato nga kompjuterët e sekuestruara dhe të e-mail, që janë shkëmbyer mes Ahmetajt dhe fituesve të koncesionarit të inceneratorit të Elbasanit. Verifikime janë bërë edhe në sistemin TIMS për të provuar lëvizjet e ish-ministrit, hyrje-daljet e tij dhe nëse përkojnë me periudhat kur dyshohet se ka frekuentuar hotele dhe pushime luksoze me fatura të paguara nga Klodian Zoto pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, apo udhëtimet që mund të ketë me këtë shtetas, si dhe dy biznesmenët e tjerë të shpallur në kërkim, Stela Gugallja e Mirel Mërtiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco