VIDEO/ Olsi Jazexhi: Amerikanët e përdorën Edi Ramën për muxhahedinët

21:33, 22/06/2023
A+ Aa A-

Historiani Olsi Jazexhi, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, amerikanët e kanë përdorur Edi Ramën në vitin 2016, që të strehonte muxhahedinët, të cilët nuk po i merrte askush.

‘Këta njerëz janë ushtarakë, vrasës që kryejnë krime kibernetike, terroriste, janë njerëz që mbajnë pengje në kampin e tyre’, tha Olsi Jazexhi.

‘Edi Ramën, amerikanët, sikundër regjimin e tij e kanë përdorur si prostitutë në vitin 2016 kur nuk kishte asnjë vend në botë që të pranonte dhe të strehonte muxhahedinët, Shqipëria e Edi Ramës doli dhe meqë te ne nuk ekziston një shoqëri civile nuk u bë asnjë lloj proteste civile masive, që të kundërshtonte vendimin që Shqipëria të kthehej në vend strehues i terrorizmi ndërkombëtar.

Këta njerëz janë ushtarakë, vrasës që kryejnë krime kibernetike, terroriste, janë njerëz që mbajnë pengje në kampin e tyre. Janë njerëz që cilësohen si terroristë edhe nga vende perëndimore si Kanadaja.

Kam parë gazetarë në Tiranë që janë rekrutuar nga muxhahedinët, dhe më kanë sulmuar dhe mua. Muxhahedinët kanë kërcënuar media e gazetarë, kanë kërcënuar edhe pronarë mediash, kanë rrahur gazetarë të Channel 4, kanë sulmuar BBC, Al Jazera etj.

Unë nuk jam në ndjekje penale për muxhahedinët, por jam në gjyq pasi policia e antiterrorit na kanë përgjuar për 2 vite dhe pasi nuk kanë gjetur asnjë provë, na kanë dërguar në gjyq për protestë të jashtëligjshme’, tha gjatë debatit në SYRI TV, Olsi Jazexhi.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco