‘PL kundër kanabisit’/ Meta: Situatë e rëndë, qeveria e policia të kapura kokë e këmbë!

16:15, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL-së Ilir Meta, u shpreh se është kundër vendimit të qeverisë për projektligjin për miratimin e kanabisit.

Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se kjo ka ardhur pikërisht kur situata e trafikut të drogës është shumë e vështirë, duke shtuar se qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë.

Sipas kreut të PL, institucionet kanë dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Meta: Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj. Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë.

Është shumë e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet e shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë në familjet që do goditen në një mënyrë a tjetër nga ky akt. Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco