Kaosi/ Në fraksionin e vulës është bërë një mishmash i vërtetë

Kaosi/ Në fraksionin e vulës është bërë një mishmash i vërtetë

14:04, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kaosi në partinë e vulës vijon. Oriola Pampuri njihet si mbështetëse e zjarrtë e Lulit, ndërkohë vjen si propozim i Bardhit për kryetare e Komisionit të Shëndetësis. Deputetët i rrëzojnë Bardhit emrin e Lulit dhe votojnë për Zheni Gjergjin, e cila brenda çarjes së fundit të vulës është pozicionuar me krahun e Bardhit. 

Grupi Parlamentar i PD-së së vulës propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar, që kryesohet nga Gazement Bardhi, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitë.
Burime për syri.net bëjnë me dije se kreu i Grupit, Bardhi, ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ata kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë. Propozimi zyrtar i Grupit të PD pritet të votohet sot në seancë plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco