Ferdinand Xhaferri: Basha e do karrigen për biznes, jo për politikë

Ferdinand Xhaferri: Basha e do karrigen për biznes, jo për politikë

13:45, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti Ferdinand Xhaferraj  ka komentuar për Panorama TV situatën në Partinë Demokratike dhe rikandidimin e Bashës për të marrë kreun e kësaj force politike.

Ai u shpreh se PD është në një rrugë qorre, ndërsa theksoi se Basha e provoi veten në 8 vite ndaj s’duhet të rikthehet në krye të partisë.

Xhaferraj theksoi se duhet lidership i ri, ndërsa Berisha të japë kontributin e tij në këtë parti.

Ferdinand Xhaferraj: “Është një rrugë qorre që nuk të dërgon asgjëkundi, na duhet rrugë që e nxjerre opozitën si alternativë kryesore.

Basha kishte të gjitha në dorë, mos të bëjmë komente për atë që kërkon të bëjë Basha sepse unë nuk merrem me iniciativa që kërkojnë të bëjnë biznes, nuk është çështje politike, por biznesi.

Kam qenë jam dhe do të mbetem tek ajo ekspoze që jam munduar të ekspozoj në çdo dalje. Grupi jonë u provua më 14 maj dhe në 7 mars që nuk ishte në gjendje të transformohej në alternativë.

Berisha performoi më mirë se grupi i vulës por nuk krijoi besimin që rrëzon Ramën, rruga që duhet ë ndjekim ka të bëjë me faktin se mund të luanim rolin e kontributit për të krijuar një mozaik të gjerë opozitar. Berisha të luante rol por jo në krye, edhe Basha të luante rol, por të krijohej lidership që thith energji të reja.

Këto nuk janë rrugë, janë rrugica qorre që nuk provojnë asgjë përveçse kënaqen e grupeve të vogla që PD i ngriti si figura të mëdha.

Të gjithë duhet të shtyjnë në këtë drejtim për bashkimin e PD-së.

Berisha duhet të ripozicionojë vetveten, në kuptimin e metaforës që kam përdor. Pa kontributin e tij përsëri nuk bëhet alternativë PD, por jo me të në krye. Basha e provoi 8 vite nuk e bëri, nuk është dramë e madhe që të bëhen pas mbrapa për ti krijuar opozitës mundësinë të bëjë hapin e madh për tu kthyer në alternativë sfiduese e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco