Korreshi tall Bashën: Lufta bëhet për by*** që duan ta mbajnë në karrige

11:18, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka folur jashtë parlamentit për situatën në partinë e vulës. Ai tha se nuk iu është vendosur në dispozicion lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin në mbledhjen e fundit.

Korreshi tha se anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarësia, teksa theksoi se demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për interesa personale.

Korreshi: Jo, nuk na është vendosur në dispozicion se kush ishte në mbledhje. Kjo është elementare, është A-ja.

Unë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar që njoh në Lushnjë, kanë votuar për PD-në zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Unë në shtëpi kthehem përnatë. Është dhe opsioni për të shitur shalqi, por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, bythën e vet që ta mbajnë në karrige. Që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco