SYRI TV/ Skandal, Veliaj betohet në tarracën e bashkisë, Alimehmeti: Shkelje e ligjit

20:35, 20/06/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj e ka kryer betimin për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Këshillit Bashkiak. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës Ilir Alimehmeti dhe Endrit Braimllari dënuan këtë veprim për të cilin theksuan se është i paprecedentë, ndërsa shtuan se Veliaj ka frikë të përballet për shkak te abuzimeve që u janë bërë taksave të qytetarëve

SYRI TV

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mandatin e tij të tretë duke shkelur ligjin dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak, ku nëpërmjet një akti skandaloz nuk është betuar përpara anëtarëve të këtij këshilli, por në tarracën e bashkisë.

Këtë veprim në shkelje të ligjit e kanë dënuar anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës për Tiranën Ilir Alimehmeti dhe Endrit Braimllari, të cilët theksuan se Erion Veliaj ka frikë të përballet për shkak te abuzimeve që u janë bërë taksave të qytetarëve.

Braimllari e cilësoi te paprecedente betimin e Veliajt, i cili është në shkelje të nenit 18 të rregullores së Këshillit Bashkiak.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës në Tiranë u shprehën se pavarësisht veprimeve të Erion Veliajt, ata do ta vijojnë betejën për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco