Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

VIDEO/ Avenir Peka: Çuçi po justifikon operacionin, duhej të jepte dorëheqjen bashkë me Rrumbullakun

18:23, 20/06/2023
A+ Aa A-

Për ish-zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, Bledi Çuçi dhe Muhamet Rrumbullaku duhej të jepnin dorëheqjen ditën e sotme, pas operacionit të dështuar policor në kampin e muxhahedinëve iranianë, MEK në Manzë, Durrës.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Peka tregoi edhe se si erdhën muxhahedinët iranianë në Shqipëri.

‘Një operacion policor, i çfarë do lloj, sikur edhe antiterror, por nuk më ngjan i tillë, që shkakton viktima, është një operacion policor i shkuar keq. Dhe për këtë operacion policor të shkuar keq, zyrtarët përfshirë edhe ministrin dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, duhej të jepnin dorëheqjen automatikisht.

Ai kamp ka speficika të veçanta. Edhe në 2012 ka pasur negociata mes qeverisë dhe SHBA-së. Qeveria e SHBA nuk ka pasur rol në këtë pjesë, sepse këta kanë qenë opozitarë iranianë të vendosur në Irak dhe janë zhvendosur nga Iraku në Shqipëri dhe në këtë aspekt, ligjërisht SHBA nuk kanë qenë ‘pronarë të tyre’. Lidershipi i tyre politik ka qenë i shpërndarë nëpër botë, kryesisht në Paris.

Ardhja e tyre këtu, grupi i madh i ardhur në 2016, ka ardhur sipas një mirëkuptimi politik mes qeverisë së Edi Ramës dhe asaj të SHBA. Në 2016, Edi Rama ka qenë për vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo vizitë nuk ka pasur asnjë efekt politik tjetër’, tha Avenir Peka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco