Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Sulmi në kampin e muxhahedinëve iranianë, Çuçi: Thyen kodin, nisën të merren me politikë

17:32, 20/06/2023
A+ Aa A-

Sulmin e dhunshëm në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, Durrës, Bledi Çuçi e ka justifikuar si reagim në lidhje me aktivitetin e tyre politik.

Gjatë një deklarate për mediat, Çuçi është shprehur se, iranianët e kanë thyer kodin e mikpritjes së vendit tonë dhe kanë nisur të kenë aktivitet politik, që sipas ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama, është i palejueshëm.

‘Ndjehem i keqardhur dhe madje i indinjuar me sjelljen e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit.

I keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Në vijimësi i ka ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të regjimit të Iranit. Për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë.

E paimagjinueshme dhuna sot ndaj policisë.

Besoj se duhet të biem dakord se është jo vetëm shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri e jeton brenda ligjeve, por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që i kemi ofruar.

Që të jemi të qartë MEK ka një marrëveshje me qeverinë që të strehohen vetëm për qëllime humanitare, e qartë është edhe se u ndalohet çdo lloj aktiviteti politik apo të tjera të natyrës politike apo edhe protestave të çdo lloj forme.

Kemi pasur herë pas here për mosrespektim të marrëveshjes, por kjo tashmë kohët e fundit, pra aktiviteti i tyre politik, ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale mbi këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues, SPAK kishte indicie të forta mbi këtë gjë dhe i është drejtuar gjykatës për një kontroll brenda kampit, që është si çdo pjesë tjetër e territorit shqiptar, dhe të sekuestronte ato që duheshin.

Gjykata mori vendim brenda ligjeve. Këtu nis puna e policisë për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike sipas këtij vendimi. Vendimet e gjykatës janë për tu zbatuar', tha Bledi Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco